Anulohet vizita e Vuçiqit në Zagreb

E publikuar: 04/10/2017 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizita zyrtare e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq anulohet dhe me siguri nuk do të ndodh deri në fund të këtij viti, edhe pse është paralajmëruar në Beograd dhe Zagreb, publikoi “Jutarnji list”.

Shkak për këtë janë “fjalët e rënda” të reja të cilat ranë midis Beogradit dhe Zagrebit. “Jutranji” thekson se kabinetet e dy presidentëve komunikojnë, por ngjarjet më të reja tregojnë se nuk është koha që të takohen, me konstatimin se progres në marrëdhëniet Serbi – Kroaci “padyshim se nuk do të ketë”.

Konflikti verbal shpërtheu midis ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq për deklaratën e Vulinit se “në Kroaci është udhëhequr luftë civile”, kundrejt Plenkoviqit i cili tha se bëhet fjalë për agresion