Ky asht filmi “Burrneshat”, me te cilin ishte planifikue me u hap Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtine “ PriFest”.
Por, vetem nji muej para se me fillue, festivali u anulue sepse u mor nji vendim i tillë, e tregojnë vet organizatorët.
Përveç buxhetit, simbas organizatorëve, ka edhe arsye tjera pse asht e pamundun, qe sivjet me u mbajtë edicioni i 7’të i “Pri Festit” në Kosovë.
Ne shejë proteste, me 24 dhe 25 Prill të ketij viti, me zero buxhet, ky festival ka me u mbajtë pjesërisht ne Tiranë, me emnin “ PriFest n’egzil”.
Megjithëse jo sivjet, organizatorët jane te bindun se ky festival përseri ka me u kthy ne Prishtine, aty ku u mbajten 6 edicionet paraprake te tij.
Perveç “PriFestit” me vendim te Ministrisë se Kulturës, buxhet ma i vogël për sivjet asht nda edhe për festivalet tjera , si Skena Up, Chopin Piano Fest e DAM fest.
Organizatorët e “PriFestit” i ftojnë krejt eventet e damtueme, me ba nji peticion të perbashkët kunder vendimit te Ministrisë qe uli buxhetin per keto festivale.
N’ anën tjëtër, zyrtarët e Ministrisë së Kulturës nuk e kanë komentu këtë vendim, tue mos u kthy përgjigje as organizatorëve të festivalit e as mediave.