Anulohet dasma e Marinës dhe Getoarit në Prishtinë

E publikuar: 25/08/2017 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërkohë që dita e madhe është gjithnjë e më afër, duket se gjërat nuk po shkojnë vaj për Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin, përsa i përket përgatitjeve të dasmës.
Ceremonia e shumëpritur thuhej se do të zhvillohej në Prishtinë më datë 10 shtator, por siç shkruan Prive.al, plani duket se ka ndryshuar.

Thuhet se përgjatë këtyre ditëve të fundit , Marina dhe Getoari kanë vendosur ta anulojnë dasmën e tyre në Prishtinë dhe ta zhvendosin atë në Tiranë. Ende nuk  dihet arsyeja e këtij vendimi të papritur vetëm pak ditë përpara dasmës, por
sigurisht një arsye madhore e ka detyruar çiftin që të bëjë ndryshimin e madh.

Dyshja së fundmi duket se po i përkushtohet gjithnjë e më shumë përgatitjeve, e madje edhe vetë reperi, i cili një ditë më parë postoi në Instagram një foto ku shiheshin detaje të dekorit.