Është anuluar në orët e fundit darka që do të mbahej në Durrës, në nder të delegacionit serb që po viziton Shqipërinë.
Burime policore zyrtare kanë deklaruar se delegacioni serb, i kryesuar nga kryeministri Aleksandar Vuçiç, ka ndryshuar axhendën.
Për rrjedhojë, nuk do të ketë bllokim rrugësh dhe qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë normalisht, saktësojnë burimet.
Nuk dihen ende motivet e anulimit të eventit, por burime të pakonfirmuara thonë se darka do të mbahet në Tiranë.