Anulimi i vendimit për miratimin e Planit Zhvillimor në Gjilan, reagon Lutfi Haziri

E publikuar: 28/05/2022 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka anuluar vendimin për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) 2021-2029, për arsye, siç ka thënë drejtori i Urbanizmit, Ali Arifi, përmbajtjesore, procedurale, ligjore e teknike.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se ky vendim mund të degjenerojë tendencën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

“Anulimi i vendimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) nga ana e Kuvendit Komunal të Gjilanit më 26 maj 2022, mund të degjenerojë tendencën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik që Komuna jonë e ka, është tendencë për anulim dhe revidim të PZHK-së 2021-2029 vetëm shtatë muaj pas miratimit, që nuk krijon dinamikë, dhe ajo më e rëndësishmja, e shkel ligjin e me dy këmbë dhe i çon autoritetet e Gjilanit drejt një rrëshqitje në vepër penale, e cila nuk do të tolerohet”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Postimi i plotë:

Anulimi i vendimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) nga ana e Kuvendit Komunal të Gjilanit më 26 maj 2022, mund të degjenerojë tendencën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik që Komuna jonë e ka, është tendencë për anulim dhe revidim të PZHK-së 2021-2029 vetëm shtatë muaj pas miratimit, që nuk krijon dinamikë, dhe ajo më e rëndësishmja, e shkel ligjin e me dy këmbë dhe i çon autoritetet e Gjilanit drejt një rrëshqitje në vepër penale, e cila nuk do të tolerohet.
Vendimi i Kuvendit Komunal i datës 26 maj, është në kundërshtim me Ligjin Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor mbi procedurat e hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor, nenin 15 të Ligjit Nr.04/L-174, nenin 20 të Ligjit Nr.04/L-174, Planin Hapësinor të Kosovës, Udhëzimin Administrativ MMPH-NR.11/20015 mbi elementet dhe kërkesat themelore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Udhëzimin Administrativ MMPH-NR.11/20017 për Normat Teknike të Planifikimit Hapësinor.
LDK-ja e Gjilanit do të bëjë ankesë në Ministritë e linjës, e cila shumë shpejt do ta dëshmojë se ky vendim i Kuvendit Komunal është i kundërligjshëm./InfoSot/