Deputeti i LDK-së, Anton Quni është raportuar se ka pasur infarkt në zemër.
Lajmin e ka bërv të ditur vetë Quni, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Në postimin e tij në Facebook, Quni ka falënderuar doktorin Lulzim Brovina, i cili sipas Qunit i ka mundësuar të vazhdojë jetën me shëndet të plotë.
“Falë doktor Lulzim Brovinës, unë sot vazhdoj të jetoj me shëndet të plotë. Jam falënderues ndaj të gjithë mjekëve për këshillat dhe përkujdesjen, veçanërisht të dr. Lulzimit. Ai, stafi i tij i mrekullueshëm, mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, më siguruan t’i kthehem familjes dhe angazhimeve të përditshmë”, ka shkruar Quni.
Për rastin e Qunit ka folur edhe ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka, i cili përmes një statusi në Facebook i ka uruar Qunit shërim sa më të shpejtë.
“E kalofsh edhe këtë sfidë, që është më e rëndë se sa lufta”, ka shkruar Zeka.
Ai ka thënë se edhe pse përplasen politikisht me Qunin, nuk përplasen shpirtërisht dhe kombëtarisht.


















