Padyshim Google po kalon një javë të vështirë. Në raportin më fundit mujore të firmës së testimit të antivirusëve AV-TEST, Google Play Protect – sistemi i sigurisë implementuar nga Google për të ruajtur telefonin nga aplikacionet e dëmshme – dështoi krahasuar me zgjidhjet që ofrojnë palët e treta.
Sipas hulumtimit të AV-TEST, Play Protect performon deri në 25% më dobët sesa softuerët e tjerë kur bëhet fjalë për gjurmimin e softuerëve të infektuar.
Nga 21 aplikacione të testuara, antivirusi i Google është më pak i fuqishmi. Play Protect arriti të gjurmonte vetëm 64% të aplikacioneve të infektuara përfshirë në testime.
Aplikacioni i dytë më i dobët pas Play Protect ishte Droix-X 3 nga NSHC, e megjithatë kishte një normë identifikimi prej 82%, afro 20% më shumë sesa Play Protect.
Ja dhe lista e plotë e aplikacioneve të testuara:
Kjo është hera e parë që AV-TEST ka testuar mbrojtjen e Play Protect e cila u lançua në muajin Korrik.
Firma gjermane e testimit të antivirusëve thotë se testojnë versionet më të fundit të tyre. Ata fokusohen tek identifikimi i maluerëve, përdorshmëria dhe performanca.
Edhe më shqetësues bëhet fakti se Google Play shpeshherë ka qenë shtëpia e një mori aplikacionesh të infektuara. Në Janar të këtij viti kompania largoi plot 25,000 aplikacione të infektuara ndërsa një raport i ri thotë se çdo orë krijohen 350 aplikacione të reja me maluerë. /PCWorld Albanian