Antikorrupsioni rekomandon anulimin e tenderit 5 milionësh

12.10.2015 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Antikorrupsioni rekomandon anulimin e tenderit 5 milionësh

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka rekomanduar Agjencinë Qendrore të Prokurimit (AQP) që të anuloj tenderin 5 milionësh për ofrim të shërbimeve të transportit ajror për shkak të shkeljeve të shumta që kanë ndodhur gjatë procesit të prokurimit, e të cilat i ka legalizuar eksperti Visar Basha, dhe më pas paneli i Organit Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).

Më 22 qershor të këtij viti, Agjencia Qendrore e Prokurimit e cila drejtohet nga Mursel Rraci, fitues të këtij tenderi e patë shpallur kompaninë “Eurokoha”, e cila patë qenë kompania e vetme e përgjegjshme në garë.

Mirëpo, të pakënaqur me procesin, kompanitë rivale që u patën cilësuar si të papërgjegjshme nga AQP-ja, kishin ushtruar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), ku përmes një vendimi ky Institucion patë urdhëruar AQP-në që ta kthej procesin në rivlerësim

Mirëpo, pas shqyrtimit të ofertave gjatë rivlerësimit, tashmë ka ndodhur e kundërta. Konsurciumi “Altavia Travel” & As Travel Club”që në atë kohë është cilësuar si e papërgjegjshme nga komisioni i vlerësimit të ofertave nga AQP-ja, është shpallur fituese e tenderit. Ndërkaq, kompania që ka qenë fituese e tenderit është shpallur si e papërgjegjshme.

Mirëpo, të premten përmes Agjencia Kundër Korrupsionit ka dalë me një raport ku ka gjetur shkelje të rënda që janë zhvilluar gjatë këtij procesi të prokurimit, ku dhe rekomandon që i njëjti të anulohet.

“Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit operatori ekonomik i cili është shpërblyet me kontratë është i papërgjegjshëm dhe ka ofruar tender të pazbatueshëm, pasi që ka ofertuar me çmim të primit jo-normalisht të ulët dhe në rast se një kontratë e tillë do të ekzekutohej atëherë ekziston rrezik real që Autoritetet Kontraktuese që janë pjesë e kësaj kontrate të paguajnë çmim shumë të larta, pasi që në bazë të këtij primi që ka ofruar Operatori Ekonomik i rekomanduar për kontratë e që le potencial shumë të madh që Autoriteteve Kontraktuese tu shiten bileta për udhëtime me çmime më të larta se sa vlera reale e tregut në mënyrë që operatori ekonomik t’i mbuloj shpenzimet e veta dhe të realizoj fitimin e vet nga kjo kontratë”thuhet në rekomandimin e AKK-së drejtuar AQP-së.

Më tej thuhet se AKK-ja pasi ka analizuar me kujdes tërë dokumentacionin e tenderit ku dhe konstaton se asnjëri nga operatoret ekonomik të cilat kanë ofertuar për kontratë nuk ka dorëzuar tender të përgjegjshëm, andaj sipas AKK-së Autoriteti Kontraktuesdo të duhet të bënte anulimin e procedurës së prokurimit.

“AKK-ja rekomandon Autoritetin Kontraktues që në rast të ritenderimit të këtij aktiviteti të prokurimit të parasheh në dosjen e tenderit mbikëqyrjen e vazhdueshme të sistemit të shitjes së biletave. Konsiderojmë se veprimet e autoritetit Kontraktues bien ndesh me nenin 7 barazia në trajtim dhe jo diskriminim, nenin 27dosja e tenderit, nenin 32 rregullat e përgjithshme, nenin 59 ekzaminimi, vlerësimi dhe ekzaminimi i tenderëve dhe neni 61 tenderët jo normalisht të ulet. Konsiderojmë se shkelje të tilla nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, andaj AKK-ja rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe kërkon nga Autoriteti Kontraktues që ti shmang praktikat e tilla në të ardhmen” thuhet në fund të vendimit.

Për shkak të shkeljeve qëkanë ndodhur gjatë procesit, para pakë kohesh edhe policia e Kosovës patë nisur një hetim ndaj disa zyrtareve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit.

Për shkak të korrektësisë më poshtë gjeni komplet opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, drejtuar Agjencisë Qendrore të Prokurimit.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur