Real Madrid është duke u përgatitur për El Clasicon kundër Barcelonës në Camp Nou, të dielën.
Dhe, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti ka bërë gati një plan të veçantë për të ndalur sulmuesin në formë të gjigantit katalan, Lionel Messi, ka bërë të ditur e përditshmja sportive “Sport”.
E për argjentinasin do të përkujdeset i rikuperuar nga lëndimi, mbrojtësi më i mirë i Real Madridit, Sergio Ramos.
Messi ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni andaj Ramos do ta ketë mjaft të vështirë të bllokojë argjentinasin, detyrë në të cilën do t’i ndihmojnë komplet reparti defanziv.