Anonymous sulmojnë webfaqen e qeverisë ruse, del jashtë funksionit

E publikuar: 28/02/2022 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i njohur i hackerëve Anonymous kanë raportuar se webfaqja e qeverisë ruse është jashtë funksionit.
Me anë të një postimi në Twitter, ky grup ka raportuar se ia ka arritur qëllimit.

“Webfaqja e qeverisë ruse është jashtë funksionit”, thuhet në postim.

Anonymous është një grup i hakerëve të ndryshëm nga e gjithë bota që e përdorin aftësinë e tyre për hakim si formë proteste për çështje të ndryshme sociale e politike. /Gazeta Express