Ankohet shqiptari: Shefja më detyron të bëj seks me zor

E publikuar: 13/05/2016 01:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shqiptar, i cili jeton në Gjermani me familjen e tij ankohet se shefja e tij e detyron të bëjë seks.

32-vjeçari është shqiptar me pasaportë italiane, por vendosi të emigrojë në Gjermani për një jetë më të mirë. Tashmë ai jeton në një provincë të Hannoverit bashkë me gruan dhe tre femijët e tij.

Në fakt historia e tij ka nisur vetëm para 10 ditësh, kur u punësua në një fabrikë sallate. Ai mësoi gjuhën gjermane, për t’u punësuar më pas në këtë fabrikë, ku punon tek reparti i paketimit.

Problemi qëndron se shefja e repartit, 58-vjeçe nga Rusia, e ka “detyruar” atë të kryejë marrëdhënie seksuale me të. 32-vjeçari rrëfehet se ka kryer marrëdhënie seksuale dy herë me të, pasi në të kundërt ajo do e pushojë nga puna. Sigurisht, përgjegjësia për të mbajtur gruan dhe tre fëmijët nuk është e vogël.

I ndjerë në faj për shkak të tradhtisë ndaj gruas së tij, ai na shkruan me shpresën se tek ne do gjejë një përgjigje. Më poshtë historia e djalit:

“Pershendetje Jeta osh qef. Jam nji emigrant me familjen ne nje provinc te Hannoverit dhe sapo kam fillu pun ne nje fabrik, ku shefja e repartit eshte ruse dhe gati 58 vjecare. Ajo me detyron te bej marrdhenje me te pa deshiren time perndryshe me heq nga puna. Por une jam i martuar dhe kam tre femije per te mbajtur. Fillimisht kisha pasaporte italiane dhe pas 21 vitesh erdha ne gjermani per me mire. Pasi shteti gjerman me futi ne shkoll per te mesu gjuhen, tani kam qe me 2 maj qe punoj ne nje fabrik. Eshte nje fabrik sallate dhe un jam te reparti i paketimit. Shefja e repartit me detyroi te kryej dy her marrdhenje seksuale me te. Unn kam 10 vite i martuar, por nusja esht shtepiake dhe kam per te mbajt edhe 3 femijet, prandaj se le dot punen. Me thoni si tja bej se nuk jam ne terezi dhe do doja mendimin e fansave. Faleminderit nese e publikoni…”/kosovarja/