Një burrë rreth të ’40-ve është pranuar në spitalin kinez Nanchang me disa probleme (bizare) shëndetësore.
Pasi ankohej se kishte dhimbje të mëdha në bark, mjekët vendosën t’i bëjnë një rëntgen ku edhe konstatuan se në trupin e tij gjendej një ngjalë, transmeton Telegrafi.
Ajo ishte futur në bark përmes anusit derisa ai ishte nën ndikim të alkoolit, por ka refuzuar t’ua shpjegoj mjekëve se si kishte përfunduar në anusin e tij ngjala.
Pas një intervenimi të vogël kirurgjik mjekët kanë arritur t’ia heqin ngjalën, por ata dyshojnë se ajo ishte futur brenda qëllimisht, duke mos pranuar të japin detaje. /Telegrafi/