Ministria e Financave njofton se më 14 shtator do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.
Sipas një njoftimi të MF-së, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.