E më së shumti këto foto i kanë ngjallur një reagim, apo ndoshta nostalgji, ish-partnerit të saj, babait të Leanzos.
Ajo është seksi, e famshme dhe beqare, të paktën deri më tani. Është fjala për Anjeza Brankën, që kohët e fundit nuk i ka kursyer fotot hot në rrjetet sociale.
E më së shumti këto foto i kanë ngjallur një reagim, apo ndoshta nostalgji, ish-partnerit të saj, babait të Leanzos.
Prej disa vitesh këngëtarja i ka dhënë fund marrëdhënies me të, duke rindërtuar jetën nga e para.
Por prej më shumë se një viti ajo është përsëri single. Ditët e fundit, Leonardo ka qenë shumë aktiv në “Facebook”¬un e Anjezës.
Jo rrallë herë e kemi parë teksa i komenton këngëtares dhe të birit me shumë dashuri. Ngjarja na ngjalli shumë kureshtje për të marrë vesh nëse bëhet fjalë për ribashkim në horizont, apo pse jo edhe për një martesë, ashtu si miqtë e afërt po flasin.
“Bluetooth” e ka kontaktuar vetë Anjezën për ta pyetur nëse ka plane të afërta për martesë me ish¬partnerin e saj.
“Kurrë mos thuaj kurrë, nuk e kam menduar gjatë këtë, por e kam konstatuar edhe vetë që është prezent në rrjetet sociale. Nuk i dihet se çfarë do të ndodhë mes nesh, mbetet për t’u parë”, është shprehur këngëtarja duke lënë kështu gjithçka evazive.