Anita si një modele, shkëlqen në kopertinën e revistës “Star People”

E publikuar: 02/10/2017 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është kjo Anita Muçaj-Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Së fundmi Anita ka bërë të ditur se ajo është përzgjedhur të jetë imazh në kopertinën e revistës së njohur shqiptare “Star People”.

Këtë e ka bëtë të ditur vetë Anita përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë  e saj në Instagram ku duket tejet e bukur.

“Së shpejti!!!”, kishte lënë mbishkrim Anita.

Në numrin e radhës së kësaj reviste do të shpaloset jeta private dhe ajo në punë e Anitës.

Anita ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit e saj.

Ndryshe, Anita po mbështet fuqishëm bashkëshortin e saj Ramush Haradinaj në punën e tij si kryeministër i vendit./Gazeta Express/