Për arrestimin e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinjat nga shteti slloven ka reaguar edhe gruaja e tij, Anita. Ajo në një postim në profilin e saj në Facebook ka akuzuar qeverinë e Kosovës për këtë çështje. Ajo thotë se Qeveria din të bëj selfie me drejtuesit e shtetit serb, e sipas saj nuk brengoset për fletëarrestet poshtëruese të Serbisë.
Ky është postimi i plotë i Anitës në Facebook:
Me rëndësi është që Qeveria shtetformuese të realizojnë selfie të mira nga takimet e rregullta me Daciqin! Punë e madhe fletë-arrestet poshtëruese të Serbisë, integriteti e dinjiteti shtetëror.
Mirë që din me bo selfie!!!