Anita Haradinaj: Ramushi Kryeminstër, nuk do ta falte tokën e shtetit

E publikuar: 19/09/2015 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëshortja e liderit të AAK-së, Anita Haradinaj, ka folur për politikë. Ajo ka thënë territori i Kosovës, do ishte i paprekshëm nëse në krye të Qeverisë do ishte Ramush Haradinaj. Anita, për Magazina.al, ka thënë se një patritot, sic është burri i saj, nuk do lejonte asnjë pëllëmb toke t’i falej dikujt, duke aluduar tek demarkacioni me Malin e Zi, ku AAK-ja konsideron se shumë hektarë toke iu falën shtetit fqinj.

Në një intervistë dhënë për Magazina.al ku flet ekskluzivisht për jetën e saj më Ramushin, Anita është pyetur nëse ka kërkuar ndonjëherë që bashkëshorti i saj të lë politikën.

Magazina.al: Sa herë i ke kërkuar Ramushit ta lë politikën?

Anita Haradinaj: Sa herë kam udhëtuar për në Hagë e kam menduar, nuk e di nëse i kam kërkuar ndonjëherë!!!!

Magazina.al: Si do dukej Kosova me Ramushin në krye të Qeverisë

Anita Haradinaj: Ata që kanë qenë pjesë e Kosovës në periudhën kur Ramushi ishte Kryeministër, ata që kanë kujtesë të shëndoshë të asaj kohe dhe që mendojnë drejtë, ata më së miri e dijnë se si do ishte Kosova me Ramushin Kryeminister. Ramushi e njeh qeverisjen mirë, është patriot dhe për asnjë cmim në asnjë moment nuk do ta kishte shitur as edhe një pëllëmbë të shtetit tonë!!!! Nuk shitet atdheu, nuk shitet dinjiteti.
Intervista e plotë do publikohet nesër në Magazine.al, dhe aty do kuptoni shumë detaje interesante nga jeta bashkëshortore mes qiftit Haradinaj. Mes tjerash, Magazina.al e ka pyetur Anitën:
Si funksionon një martesë mes një qike të Prishtinës dhe një burri nga Dukagjini? Si do t’u përgjigjej vajzave të Prishtinës kur thonë se nuk do martoheshin me një djal nga katundi? Cili është kompromisi, kur Ramushi dëshiron muzikë me sharkia e ajo dicka moderne? A vazhdon të komandojë edhe në shtëpi, Ramshi duke qenë se ishte komandant në Luftë?
Përgjigjet në mënyrën me origjinale të mundhsme i ka dhënë Anita për Magazina.al