Anisa Grajçevci: Çdo votë është zëri juaj dhe motivi pse ky rrugëtim ka kuptim

E publikuar: 11/10/2025 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatja për Asamblenë Komunale të Fushë Kosovës nga radhët e PDK-së, Anisa Grajqevci, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e saj për të gjithë ata që e kanë përkrahur në rrugëtimin e saj politik drejt ditës së votimit.

Përmes një postimi emocionues, Grajqevci falënderoi kryetarin e degës së PDK-së në Fushë Kosovë, Rrahim Ternava, për mundësinë dhe besimin, si dhe familjen, shoqërinë, qytetarët dhe ekipin e PDK-së për përkrahjen e vazhdueshme.

“Faleminderit për besimin, fjalët e mira, motivimin dhe mbështetjen e sinqertë në çdo hap. Nesër është dita vendimtare. Çdo votë është zëri juaj – dhe motivi pse ky rrugëtim ka kuptim,” shkroi ajo.

Me numrin 32 në listën e PDK-së, Anisa Grajqevci u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe për të qenë pjesë e ndryshimit që ajo përfaqëson.

#PDK191 ✅ | #AnisaGrajçevci32 ✅