Vetëm disa orë më parë, ne të Blitz.al ju treguam se prej shtatorit në Tv Klan, të shtunave në ‘primetime’ do të jetë “Apartamenti 2XL” dhe jo “Xing me Ermalin”.
Ndërkohë, sërish burime për Blitz.al tregojnë se në Top Channel do të ketë një lëvizje përsa i përket emisionit të pasdites. Juli Kristafi do të zëvendësohet me Anila Çelën, gazetares që prej vitesh e kemi parë në “Vizion Plus” dhe aktualisht drejton “Vizionin e Pasdites”.
Duket se dy televizionet “Tv Klan” dhe “Top Channel” janë duke marrë më të mirën e “Vizion Plus” edhe pse mbetet të shohim kur gjithçka të konkretizohet në shtator. /Blitz.al/


















