Anija që bllokoi Kanalin e Suezit arrin në Qingdao për riparime

E publikuar: 06/10/2021 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anija gjigante e ngarkesave “Ever Given” që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë në mars arriti të hënën në qytetin bregdetar Qingdao të Kinës lindore për riparime.

Anija, e cila ishte dëmtuar kryesisht në hark, do t’i nënshtrohet riparimeve për më shumë se 20 ditë në një kantier detar të “Qingdao Beihai Shipbuilding Heavy Industry Co, Ltd”, sipas “Xinhua”.

Autoritetet trajtuan procedurat e miratimit të hyrjes së anijes dhe dërguan anije patrullimi për të organizuar trafikun detar, -tha Zhang Zhigang, zyrtar në Administratën e Sigurisë Detare në Qingdao.

“Ever Given”, në pronësi të një kompanie japoneze dhe e operuar nga “Evergreen Marine Corp” me qendër në Tajvan, ngeci në Kanalin e Suezit më 23 mars dhe bllokoi trafikun global të transportit derisa u zhvendos më 29 mars me ndihmën e më shumë se 10 rimorkiatorëve.