Në Southampton të Anglisë është prezantuar anija ekologjike e cila do të mbledhë për çdo ditë nga pesë ton mbeturina në det, për t’i kthyer në energji me të cilën do ta vazhdojë lundrimin e mëtejmë.
Ocean Saviour që do të kushtojë 45 milionë euro, bëhet lundra e parë që mbledhë plehra, teksa masën e mbledhur e kthen në energji të ripërtitshme, transmeton Telegrafi.
Plastika do të copëtohet dhe bluhet nga makineria brenda anijes, që do ta shkatërroi në tërësi me ndotje minimale të ajrit.
E quajtur si ‘kombajna e vjeljes së detit’ do t’i ketë dy kënde nga 70 metra, nëpërmjet të cilave, do të grumbullojë të gjitha plehrat që ndodhen në sipërfaqe. /Telegrafi/