Anglia me fitoren tenistike 6-0 ndaj San Marinos, siguroi kualifikimin për në Francë 2016. Tre Luanët treguan superioritetin e tyre që në minutën e 13 Rooney shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit duke barazuar kështu Sir Bobby Charlton në krye të golashënuesve të kombëtares Angleze. Goli i dytë për ishullorët nuk vonoi shumë pasi në minutën e 30 Brolli shënoi autogol në portën e tij. Pak sekonda më vonë Barkley shënoi golin e tretë dhe më pas Walcott realizoi një dygolësh në minutat e 68′ dhe 78′. Më herët, 77′ shënoi gjithashtu edhe Harry Kane. Grupi E krysohet nga Anglia me 21 pike, Zvicra me 12 pikë, Estonia 10 pike, Sllovenia 9 pikë, Lituania 6 pikë dhe San Marino 1 pikë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Estonia mundi 1-0 Lituaninë.
Rusia përmirëson ndejshëm pozitat në Grupin G. Goli i fitores ndaj Suedisë u realizua nga Dzyuba në minutën e 38′. Ndeshjen e radhës kombëtarja Ruse do ta luajë të Martën kundër Lihtenshteinit. Rusia mban vendin e tretë në Grup me 11 pikë, 1 më pak se Suedia e vendit të dytë, ndërkohë që grupi kryesohet nga Austria me 16 pikë, e cila pret Moldavinë. Në fund të tabelës së Grupit G renditen Mali Zi me 5 pikë, Lihtenshteini me 5 pikë dhe Moldavia me 2 pikë.
Grupi C, Ukraina triumfoi 3-1 ndaj Bjellorusisë, ndërsa Luksemburgu mundi 1-0 Maqedoninë. Sllovakia kryeson Grupin me 18 pikë, Spanja me 15 pikë, Ukraina 15 pikë, Bjellorusia 4 pikë, Luksenburgu 4 pikë dhe Maqedonia 3 pikë.