Anglia ka mundur Zvicrën 2-0 në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.
Kombëtarja angleze kaloi në epërsi falë golit të Harry Kane në minutën ’67, ndërsa në të 84-tën Rooney shënoi për 2-0 nga penaltia.
Anglia i prin grupit E me 24 pikë, nëntë më shumë se Zvicra e vendit të dytë. Anglia i ka fituar të gjitha ndeshjet në grupin e saj.
/Gazeta Blic