Angelina Jolie kërkon ndihmën e NATO’s për viktimat e dhunës seksuale

E publikuar: 01/02/2018 03:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Angelina Jolie, në kuadër të një vizite që është ka ja bën vendeve të Bashkimit Europian, ka vizituar sot qendrën e NATO’s në Bruksel të Belgjikës.

Fituesja e Oskarit është takuar me sekretarin gjeneral të NATO’s në Bruksel.

Aktorja ka diskutuar me sekretin Jens Stoltenberg për luftën kundër dhunës ndaj grave në zonat e luftës.

Jolie, që punon me UN’in që nga viti 2001 është emëruar e dërguar e posaçme për refugjatë nga Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara si komisionarë për refugjatë, detyrë që Jolie e kryen nga viti 2012.

Të martën Jolie po ashtu vizitoi zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron në Paris për të diskutuar për vizitën e saj të fundit në Jordan dhe kërkoi nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara që ti japin fund konfliktit në Siri. /GazetaExpress/