Modelja shqiptare Angela Martini ka qenë e pranishme në eventin e Samsung në Zvicër ku është bërë edhe prezantimi i modelit të ri të smartphone-it Samsung Galaxy 6. Prania e modeles nuk ka humbur pa u vënë re as nga media vendase të cilat kanë publikuar imazhet e Angela Martinit duke pozuar në eventin prezantues të kompanisë së njohur koreane.
Në fakt ka qenë vetë Angela e cila ka lajmëruar një ditë më parë lajmin se do të ishte në Zvicër vetëm për një natë, por nëse shumica kanë menduar se ajo ndodhej aty vetëm për të takuar familjen e saj, e cila jeton ende aty, në fakt kjo vizitë ka pasur tjetër qëllim.
Edhe pse nuk kishte dhënë asnjë detaj për ftesën zyrtare që i ishte bërë asaj nga Samsung, duket se gjithçka modelja e ka lënë për momentin e fundit, pikërishtkur edhe është shfaqur mbi tapetin e kuq të këtij eventi..