Një grua e martuar kishte kërkuar ndihmën e ekipit të “To Catch a Cheater”, që testoj besnikërinë e bashkëshortit të saj i cili është Dëshmitar i Jehovait.
Ekipi i specializuar në realizmin e kamerave të fshehta, kishte angazhuar një vajzë shumë atraktive për ta provokuar bashkëshortin e gruas që dyshonte se ai mund të ketë ndonjë tjetër, edhe pse pretendon se është besimtar i madh, transmeton Telegrafi.
Dhe kur ai u paraqit në derën e aktores së angazhuar nga ekipi, bashkëshortja e tij po e shikonte gjithë ngjarjen përmes kamerave të fshehta të instaluara pothuajse në të gjitha pjesët e shtëpisë.
Gjithçka dukej në rregull në fillim, por kur ajo filloi ta provokoj dhe të shfaqet para tij gjysmë e zhveshur, ai mezi arriti t’i rezistoj tundimit për disa momente.
Dhe pasi mendonte se ajo kërkon të shkoj në shtrat me të, ai u bë gati duke u zhveshur, dhe kur ajo u rikthye në dhomë nga tualeti mbeti e habitur me atë çfarë po shihte.
Menjëherë reagoi keq duke e kërcënuar atë se do ta lajmëroj në kishë nëse nuk largohet, por ai mundohet të arsyetohet se janë keqkuptuar.
Megjithatë, ky veprim i tij padyshim se nervozoi pa masë gruan e tij e cila u zotua se do të bëjë qmos që t’ia shqiptoj “dënimin” e merituar. /Telegrafi/