Mediat në Mal të Zi raportuan për një objekt, në të cilin mund të jetë është fshehur Aco Martinović, i dyshuar për vrasjen e së paku 10 personave në Cetinje.
Pjesëtarët e policisë në Malin eZi kanë kontrolluar sonte sallën e një kompleksi të braktisur, pasi një dëshmitar i kishte dhënë informacion Policisë se gjoja e kishte parë Martinoviqin duke hyrë aty.
Mirëpo, pas inspektimit të sallës Martinoviq nuk u gjet, kanë raportuar mediat në Malin e Zi.
Në kërkim për të dyshuarin është përfshirë edhe ushtria malazeze.