Anëtari i VV-së: Ymeri e tradhtoi veten kur u ngrit në këmbë për intonimin e himnit

E publikuar: 19/02/2018 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi ka reaguar në lidhje me ngritjen në këmbë që bëri Visar Ymeri në seancën solemne gjatë intonimit të himnit të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi ka thënë se me këtë veprim Ymeri e ka tradhtuar vetën.

“Tash që ka dhënë dorëheqje nga shumica e funksioneve në Lëvizje, Visar Ymeri duket se edhe e njeh edhe po e respekton këtë flamur e himn që vetë i ka kritikuar ashpër dhe nuk i ka respektuar më herët. Pra, para së gjithash, me ngritjen në këmbë që ka bërë dje në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri ka tradhëtuar veten, bindjet e veta dhe angazhimin e tij disa vjeçar për këtë temë, dhe prandaj prej tij mund të priten tash edhe “çudira” të tjera, m.q.s nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik për këtë çështje, për të cilën nuk mund të fshihet pëmes statuseve në FB të atyre pak individëve që e ndjekin, duke bërë me gisht nga anëtarë të tjerë të Lëvizjes, thjeshtë për të mbuluar tradhëtinë që së pari e ka bërë ndaj bindjeve të veta politike”, ka shkruar Abazi.

Visar Ymeri së bashku me anëtarët e tjerë të cilët kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje janë çuar në këmbë gjatë intonimit të himnit të Kosovës, veprim ky që dikur Visar Ymeri nuk e bënte. /Insajderi.com