Anëtari Visar Krasniqi tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e kryesuesit të KPK-së

E publikuar: 01/12/2025 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari Visar Krasniqi është tërhequr nga kërkesa për shkarkimin e kryesuesit të KPK-së.

Ai ka thënë se propozimin e tij e tha me qëllimin që të kuptohet se si u shkarkua U.D Kryeprokurori.

Sipas tij, ka procedura për shkarkimin e një anëtari, andaj kryesuesi është në fund të mandatit.

“Propozimi im është shkarkimi yt nga pozita e anëtarit të Këshillit dhe automatikisht bie edhe prej kryesuesit. Meqenëse jemi bë hajgarexhi në takime të Këshillit, po bëjmë propozime qysh na teket, qysh na vijnë ndër mend”, tha Krasniqi.

Propozohet shkarkimi i kryesuesit të KPK-së, dy anëtarë lëshojnë mbledhjen