Sokol Havolli i quan ‘fundërrina’, deputetët që u rrahën në emision

E publikuar: 29/09/2017 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i LDK’së, Sokol Havolli, ka reaguar pas incidentit që ndodhi gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të një emisioni në Klan Kosova, ku deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi sulmoi me grushte kolegun e tij nga Nisma, Milaim Zekën, përcjell Gazeta Metro.

Ish-këshilltari i Mustafës ka thënë se nuk ka dallim në mes të asnjërit prej deputetëve të përfshirë në këtë incident dhe i ka quajtur ‘fundërrina’.

“Dallimi në mes njanit edhe tjetrit=0. Fundërrina”, ka shkruar Havolli.

Krasniqi dhe Zeka u përfshinë në një rrahje në emision, pasi deputeti i VV’së u ngrit nga karrigia dhe e grushtoi Zekën. Ky i fundit u kthye më pas në emision. /gazetametro.net