Anëtari i LDK-së thyen librezën e partisë

E publikuar: 26/02/2016 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Driton Sopaj frustrimin e tij për zgjedhjen e Hashim Thaçit president dhe votimin e tij nga deputetët e LDK-së e ka shpërndarë në “Facebook”.

Sopaj, nga fshati Sallagrazhdë e Suharekës, qytet që njihet si një nga bastionet e LDK-së, në shenjë proteste dhe frustrimi ka thyer librezën e anëtarësisë së LDK-së, dega në Suharekë, nëndega e Sallagrazhdës, transmeton Koha.net.

Këtë veprim ai e ka përcjell me mbi shkrimin: “Ajo ëndërr që e kisha sot e kuptova se ishte e rrejshme! Të falem o Ibrahim Rugova, sepse LDK u shua me vdekjen tënde”!