Anëtari i Komitetit Komunal për Komunitete të Pejës, Millosh Dimitrijeviq është njëri nga kandidatët për deputet në zgjedhjet serbe nga Partia Socialiste Serbe e themeluar nga krimineli i luftës Sllobodan Millosheviqit.
Kjo parti e cila aktualisht udhëhiqet nga shërbëtori i vogël i Millosheviqit, Ivica Daçit, tashmë 13 vjet është në koalicion qeveritar me partinë e presidentit aktual serb, Aleksandar Vuciq.
Millosh Dimitrijeviqi, i cili është anëtar i Këshillit Qendror të Partisë Socialiste të Serbisë (PSS) është emëruar nga pushteti serb si “kryetar” paralel i Komunës së Pejës, raporton paparaci.
Ai në lidhje me gjendjen aktuale politike në Kosovë, me një rast ka deklaruar se “Ata që po përpiqen të përdorin forcën për të krijuar një realitet të ri socio-politik në Kosovë e Metohi, siç del, e kanë analizuar mirë se ku është më e rëndësishme për ta të godasin popullin serb. Mirëpo serbët kanë mbijetuar dhe ruajtur Kosovën dhe Metohinë e tyre, madje edhe në rrethana shumë më të vështira historike, kështu që sa më shpejt që “punë kryesit e Satanës” të ‘ngrenë spirancën’ nga këto zona, aq më mirë për ta”.
Të përkujtojmë se në vitin 2020, Dimitrijeviq “është shpërblyer” nga Komuna e Pejës me një subvencionim me 2.500 euro për të “pjekur raki”.