Ranko Djokic, të cilin muaj më parë Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur anëtar Bordi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), është në konflikt interesi, shkruan portali INFOKUSI.COM.
Këtë e ka vërtetuar edhe shefi i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, pasi që Djokic njëkohësisht mbanë edhe një funksion tjetër publik, përkatësisht është asistent i drejtorit të ‘Trepçës’ në veri për çështje ligjore.
‘Nuk mund të ushtrojë detyrën e asistentit të drejtorit dhe njëkohësisht të jetë anëtar i Bordit të AKP-së. Në këtë situatë, Djokic duhet të tërhiqet nga njëri funksion publik, thuhet në opinionin e Pretenit të datës 28 janar 2015, bënë të ditur ‘Infokusi’.
Agjencioni Anti Krroupsion poashtu e ka shqyrtuar mundësinë që Djokic të deklarohet dhe të tërheqet nga mbledhjet e AKP-së, sa herë që diskutohet për ‘Trepçën’, por prapseprap është konstatuar se ai nuk mund të ushtrojë detyrën e asistentit të drejtorit dhe njëkohësisht të jetë anëtar i Bordit të AKP-së.
“Deklarimi dhe tërheqja nga mbledjet e AKP-së sa herë diskutohet dhe merret ndonjë vendim për ‘Trepçën’, mund ta cenojë edhe vet thelbin e detyrës së këtij anëtari dhe mund të shkaktojë probleme në funksionim, kuorumin dhe vendimarrjen e Bordit”, thuhet mes tjerash në këtë opinion të Pretenit. Përndryshe, Ranko Djokic është përfaqëues i Listës ‘Srpska’ në Bordin e AKP-së./INFOKUSI.COM/


















