Anëtarët e rinj të KQZ-së japin betimin para Presidentes Osmani

E publikuar: 19/05/2025 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të emëruar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, dhanë sot betimin para Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.

Gjatë ceremonisë solemne, ata u zotuan se do t’i ushtrojnë detyrat e tyre me integritet, besnikëri, paanshmëri, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.