Anëtarësimi në Interpol, diskutohet në komisionin për punë të brendshme

E publikuar: 22/06/2018 08:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe do të ketë diskutim rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.