Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Haradinaj merr mbështetjen e plotë nga kongresmeni Costa

E publikuar: 22/01/2025 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga kongresmeni Jim Costa, i cili është edhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme.

Haradinaj tha se Costa është edhe mik i mirë i Kosovës.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte tema kryesore e këtij takimi, për çka Costa është përkrahës i anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike.

“Në hollësi diskutuam edhe për Planin e Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO, për çka pata mirëkuptimin e mbështetjen e plotë të kongresmenit Costa.”

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ishte lideri i vetëm politik nga Kosova që mori pjesë në inaugurimin e Presidentit të 47-të të ShBA-së, Donald Trump.