Android më popullor se iOS

E publikuar: 07/06/2015 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Firma kërkimore comScore ka publikuar raportin e saj të fundit në lidhje me zhvillimin e sistemeve operative për tremujorin e parë të vitit 2015. Sipas comScore, Android i Google-it mbetet sistemi operativ më dominues, me iOS të Apple-it në vend të dytë.

1

Android është akoma sistemi operativ më popullor për telefonat inteligjentë, ku zë 52.2% të tregut. Ndërsa në vend të dytë qëndron iOS me 43.2% të tregut. Në vend të tretë është sistemi operativ i Microsoft-it me 0.3%, pastaj BlackBerry me 1.5%. Sistemi operativ Symbian i Nokia-së është në vend të fundit me 0.1%.

2

Sa i përket numrit të telefonave inteligjentë të shitur, kryeson Apple. Gjiganti i Kupertinos dominon në SHBA sa i përket tregut të shpërndarjes. Kompania mban tani 43.1% të abonentëve amerikanë, një rritje me 1.8% që nga viti i kaluar. Pjesa tjetër e listës plotësohet nga përdoruesit e Android-it. Samsung është në vend të dytë me 28.6%, pasuar nga LG, Motorola dhe HTC, ku të gjitha së bashku zënë vetëm 10%.

3

comScore ka bërë një investigim edhe për përdorimin e aplikacioneve si në pajisjet Android dhe iOS. Kështu, Facebook është përdorur nga 71.1% e përdoruesve të telefonave inteligjentë, këtu nuk përfshihet aplikacioni i saj Messenger, i cili u përdor nga 51.8%. Në listë bëjnë pjesë gjithashtu disa shërbime të Google-it, si YouTube me 57%, Google Search me 51.8%, Google Play me 51.1% dhe Google Maps me 46.7%.