Andrea Bocelli është dërguar me helikopter në spital pasi që është rrëzuar nga kali në mëngjesin e sotëm.
TMZ raporton që tenori italian ishte duke kalëruar në Pisa kur ndodhi aksidenti.
Detalet e incidentit ende nuk janë të njohura por besohet se ai është dërguar me urgjencë në spital pas rrëzimit me anë të një helikopteri.
58 vjeçari, është hyrë në adresën e tij në Tëitter për ti siguruar fansat se është mirë më shëndet pasi u dha lajmi për të.
“Miqtë e mijë të dashur, dua t’ju sigurie dhe të ju tregojë që ndihem mirë; Ishte vetëm një rrëzim trivial nga kali. Ju përqafoi. – Andrea”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Edhe fansat i kanë uruar atij shërim të shpejt me komente të ndryshme në rrjetet sociale. /GazetaExpress/






















