Deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka folur për herë të parë në foltoren e Kuvendit. Ai është shprehur i pakënaqur që Kuvendi sot po diskuton për cështjen e një ministri serb, sic është, Nenad Rikallo.
Ai thotë se gjendja e rinisë në vendin tonë është tejet shqetësuese.
“Që koka shumë i rëndësishëm ky Rikallo po e shof qe 3 orë tu diskutu për të se sa për programin e qeverisë. Ju bëjë thirrje që t’i kthehemi punës që jemi për Kuvend, për ligjin e rinisë. Rinia në Kosovë është keq. Nuk e di a e din por rinia në Kosovë dhe në fshatra është pa shpresë dhe pa punë”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline


















