Anderlecht 1-2 Bayern Munich: Notat e lojtarëve, Tolisso më i miri në fushë

E publikuar: 23/11/2017 02:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munich ka arritur të shënoj fitoren e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët triumfuan si mysafirë në stadiumin ” Constant Vanden Stock” të skuadrës belge Anderlecht me rezultat 2-1.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku notën më të lartë e mori futbollisti i mysafirëve.

Corentin Tolisso ishte lojtari i ndeshjes me një gol dhe një asist dhe për këtë u vlerësua me notën 8.5.

Edhe prej skuadrës triumfuese doli lojtari më i dobët, ku Mats Hummels ishte me notën 5.9.

Pas kësaj, Bayern zë vendin e dytë me 12 pikë në grupin B ndërsa Anderlecht nuk ka fituar asnjë pikë deri më tani. /Telegrafi/

Anderlecht

Bayern Munich