Ancelotti tregon nëse do të marrë drejtimin e Italisë

E publikuar: 12/03/2018 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, nuk do të marrë drejtimin e Kombëtares.

Ai tha që dëshiron të punojë me ekip e jo përfaqësuese.

“Është e drejtë që ekipi kombëtar ka marrë kohë për të ckatuar trajnerin e ri, madje edhe për të vlerësuar punën që Di Biagio mund të bëjë”, deklaroi ai.

“Ideja ime do të jetë për të trajnuar çdo ditë. Pastaj, ka edhe një problem tjetër “teknik”: jam zyrtarisht ende në kontratë me Bayern Munich, ndaj si trajner nuk mund të kontaktohem tani”, shtoi ai.