Ancelotti: Mos më tregoni mua kë e vendosi në formacion

E publikuar: 26/11/2024 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Carlo Ancelotti u duk i nervozuar në konferencën për media para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Pyetjet rreth ndryshimit të pozicionit të Vinicius Junior, trajneri i Real Madridit iu përgjigj me nervozë.

“Lexova që duhet të ndryshoja pozicionin e Vinicius… mirë, kam drejtuar 1,300 ndeshje, 1,300 formacione startuese dhe pothuajse 4,000 zëvendësime gjatë ndeshjeve. Kështu që mendoj se ASKUSH nuk mund të më tregojë si duhet të menaxhoj lojtarët”, tha trajneri italian.

Real Madridi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.