Carlo Ancelotti është fitues i pesëfishtë i Ligës së Kampionëve – më së shumti për një trajner.
Mirëpo ai ka një tjetër rekord në këtë garë, atë për paraqitjen me më së shumti klube në elitën evropiane.
Italiani ka udhëhequr Parmën, Juventusin, Chelsean, Paris Saint-Germainin, Bayern Munchenin, Napolin dhe Real Madridin, në këtë kompeticion.
Pas tij vjen Unai Emery me gjashtë – Valencian, Spartakun e Moskës, Sevillën, Paris Saint-Germainin, Villarrealin dhe Aston Villën.