Ancelotti: Ka diçka që nuk shkon tek Real Madrid

E publikuar: 08/03/2016 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish trajneri i Real Madrid Carlo Ancelotti ka kritikuar stafin mjekësor të ish klubit të tij dhe ka shtuar se nuk po tregohet kujdesi i duhur ndaj lojtarëve në Santiago Bernabeu. ‘Los Blancos’ kanë pësuar 22 dëmtime muskulore gjatë këtij sezoni, duke përfshirë Sergio Ramos, Marcelo, Benzema dhe Bale ndër të tjerë. Ancelotti tha: “Faktet tregojnë se diçka po bëhet shumë keq. Që në fillim të sezonit kanë ndodhur 22 dëmtime muskulore në Madrid. Nxirrini vetë përfundimet, por në një klub si Real një situatë e tillë nuk duket normale.”

Ancelotti ishte në krye të Real Madrid midis 2013 dhe 2015, duke fituar Champions League dhe Copa del Rey.Italiani, i cili gjithashtu ka fituar trofe me Milan, Chelsea dhe PSG, u shkarkua nga Madridi majin e shkuar.
Në verë ai do të marrë drejtimin e Bayern Munich, pas largimit të Pep Guardiola tek City, transmeton Infosot.

Real Madrid do të përballet me Roma sonte (e martë), ndeshje e vlefshme për 1/16 e Champions League, me një avantazh 2-0.