Ancelotti: Chicharito? Flasim në fund të sezonit

E publikuar: 28/04/2015 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Keylor Navas në portë, Jese në sulm, ndërsa për herë të parë me ekipin e Ancelottit është grumbulluar edhe talenti 16-vjeçar Odegaard, i cili mund të zbresë në fushë për pak minuta kundër Almerias. Janë këto disa nga risitë në formacionin e Realit, me italianin që eshtë optimist për rikthimin e Bale e Benzema për supersfidën me Juventusin. Gjithsesi fokusi për momentin shkon te takimi i radhës në kampionat, ku 3 pikët janë të domosdoshme në garën për titull.

“E kam ndjekur Almerian, ka ndryshuar pak stilin e lojës dhe është një skuadër që paraqet rrezik për të gjithë. Kemi një kalendar të komplikuar me ndeshje kundër Sevillas, Juves, Valencias dhe sërish ndaj Juves, por kemi besim se do të dalim mirë”.

Cfarë do të ndodhë me Chichariton? Kjo është një nga temat e ditës në media, por jo për Ancelottin.

“Besoj se për këtë çështje do të flasim në fund të sezonit. Chicharito më ka pëlqyer për profesionalitetin e treguar, si dhe për mundësitë që ka arritur t’i shfrytëzojë”.

Në fund një batutë ironike nga Ancelotti për strategjinë që mund të ndjekë kundër Juventusit.

“Barazimi në kampionat nuk na intereson sepse mund të na e komplikojë situatën, por me Juven mund të përdorim stilin e vjetër italian duke parkuar autobusin. Dy barazime në Champions mund të na kualifikojnë”.

/supersport.al/