Analizë e Arianit Kocit: Asociacioni, as bonjëzim e as rrezik për Kosovën

E publikuar: 28/08/2015 00:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci e ka bërë një analizë të shkurtër, por të qartë nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe është bosnjëzim i Kosovës.

Koci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i jep disa shembuj që tregojnë së çfarë është Asociacioni.

Ai tutje shkruan se nuk sheh rrezik prej serbëve të Kosovës dhe se Kosova ka obligim ndaj pakicave.

Ja analiza e plotë të Arianit Kocit për “Zajednicën”:

Ta analizojmë racionalisht situatën me “Zajednicën”:
1. Janë vetëm 5% ( mos e krahasoni Kosovën me Bosnjën. Atje janë 40%);
2. Secili prej tyre, për jetesë, biznes, shërim dhe studime, i ka sytë në drejtim të Beogradit;
3. Shumicën e pronave i kanë shitë;
4. Ambientin nuk e kanë shumë miqësor;
5. Nuk e dinë gjuhën e shumicës – madje edhe nuk kanë interesim me e mësu – kjo ju kushton atyre e jo neve;
Nuk po shoh ndonjë rrezik të theksuar prej tyre. Rreziku më i madh për neve, jemi vet ne.
Përndryshe, si shumicë kemi obligime për pakicat. Madje, Kosova pa laramani nacionale dhe fetare, nuk është shtet interesant.