Analiza për Banjskën: Serbia bëri agresion, u “ftoh” dialogu (VIDEO)

E publikuar: 11/10/2023 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U përgatit muaj me parë, e kishte mbështetje të plotë të aparatit shtetëror serb.

Kjo u konstatua në studimin “Sulmi terrorist në Banjskë – implikimet rajonale e gjeopolitike” të institutit Octopus, që u publikua të mërkurën. U pasqyrua edhe strategjia që kishte grupi terrorist.

Para panelistëve nga krejt rajoni e zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, u bë e ditur se u vërtetua përsëri se Serbia është destabilizuesi i Ballkanit.

Agresioni, sipas kryenegociatorit kosovar Bislimi, mund ta zhbëjë edhe progresin që u bë ndër vite mes Prishtinës e Beogradit.

Edhe një amerikan, Beogradin po e lidh me sulmuesit, planin e të cilëve mendon se e di saktë. Jasmin Mujanoviq shkencëtar politik në ShBA beson se plani ishte krijimi i Republikës Srpska në Kosovë.

Agresionit të Bansjkës, siç u potencua, i parapriu sulmi i KFOR-it, armët ilegale e protestat e dhunshme./klankosova