Analisti serb: Kam simpati për Xhakën – S’më pengoi fanella “Jashari”

E publikuar: 06/12/2022 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti serb nga veriu, Branislav Kërstiq ka zbuluar se ka simpati për futbollistin shqiptar të Kombëtarës së Zvicres, Granit Xhaka.

Kërstiq në Politiko po ashtu tha se nuk i ka penguar as fanella e veshur e Xhakës me mbishkrimin “Jashari”, pas fitores ndaj Serbisë.

“Unë sjam ser bi zakonshëm. Unë i simpatizoj shembull Kroacin, kam simpati për Xhakën. Xhaka ka luajtur në një presion. Fanella e tij “Jashari”, mua nuk më pengon aspak. Një herë djali im më i madh, e ka shkru se jam duke i simpatizuar kroatat, ai më tha ata na i kanë kall kishat tona, unë it hash se edhe ne i kemi kall kishat e tyre, por kjo është veç futboll”, tha Kërstiq në Politiko. /Gazeta10