Hyrja direkte e SHBA-ve në dialogun Kosovë – Serbi, nga njohës të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare po shihet se do t’i jap siguri përfundimit të bisedimeve. Kurse për Brukselin thonë se ndihmoj vetëm pjesërisht në dialog.
Ditëve të fundit Presidenti Hashim Thaci, ka ashpërsuar fjalët në raport me rolin që Bashkimi Evropian ka me Kosovën, sidomos rreth qasjes në dialogun Kosovë – Serbi. Kështu Presidenti po kërkon që dialogu të zhvendoset nga Brukseli në Uashington.
Mirëpo për njohësin e çështjeve politike, Shkodran Ramadani, ndonëse Brukseli nuk i ka arritur synimet e pritura në dialog, nuk duhet të shihet si dështim i plotë në dialog.
“Dialogu i Brukselit duhet të lexohet dhe kuptohet në Kosovë nga i gjithë spektri politikë dhe njohësit e kësaj teme si një sukses i pjesshëm, gjithsesi substancial, por me limite dhe kufizime pasi nuk ka arritur qëllimin final që është normalizimi i plotë i marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shkodran Ramadani.
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashme dhe Diasporë, Time Kadrijaj thotë se BE i kishte degraduar bisedimet, prandaj përfshirja e drejtpërdrejtë e SHBA-ve i jep siguri dialogut, përcjell Telegrafi.
“Dialogu normalisht që është zhvilluar në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por tash kemi parë ka pasur njëfarë degradimi dhe përfshirja e SHBA-së është njëfarë sigurie për Kosovën”, deklaroi Time Kadrijaj.
Gjithashtu mesazhe të qarta ka dhënë Presidenti se së pari BE duhet të liberalizoi vizat për Kosovën e pastaj të kërkoi rol në dialogun Kosovë – Serbi./RTV Dukagjini/