Leotrim Berisha
Ultimatumi i opozitës drejtuar Ekzekutivit as që do të merret parasysh nga Qeveria e Mustafës. Kjo për shkak të numrit të vogël të protestuesve në protestën e 18 prillit. Të paktën, këto janë vlerësimet e njohësve të çështjeve politike.
Opozita, sipas tyre, duhet ta rimendoj edhe njëherë bashkimin për sa kohë që protestat e reja nuk janë alternativa më e mirë.
Për Fisnik Korenicën nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Qeveria Mustafa ka një strategji dhe ajo është që jo vetëm ta neglizhoj, por edhe ta injoroj opozitën dhe të bëhet sikur opozita nuk ekziston.
Madje Korenica thotë se kreu i Qeverisë, Isa Mustafa ka pak interes qe të komunikoj më opozitën. Sipas tij, është vetëm një rast kur Mustafa mund të ketë interes qe të komunikoj më opozitën dhe ai është votimi i amendamenteve kushtetuese të cilët i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.
Korenica ka thënë se opozita duhet ta rimendoj këtë format të bashkimit të tyre. Sepse ai vlerëson se një ndër arsyet e dështimit të protestës së fundit është edhe mosarsyetimi i bashkimit të opozitës në një grup të vetëm.
Në linjë me Korenicën është edhe njohësi tjetër i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri. Ky i fundit ka thënë se nuk pret qe Qeveria të përmbush asnjë nga kërkesat e partive opozitare. Muhaxhiri vlerëson se numri i vogël i protestuesve ka ndikuar qe
Qeveria me qenë me relaksuar sa i përket protestave të tjera.
Sipas tij, opozita duhet të organizoj më mirë protestën dhe para se t’i thërrasë ato të sigurohet qe numri i protestuesve të jetë shumë më i madh.
/Tribuna Channel/